uBO Lite (uBOL) është një bllokues materialesh sipas modelit MV3.

Rregullat e tij janë të barasvlershme me filtrat standardë që përdor uBlock Origin:

- Listat e filtrave të integruar në uBlock Origin
- EasyList
- EasyPrivacy
- Lista e Peter Lowe për reklamat dhe gjurmuesit

Në faqen e opsioneve mund të aktivizoni rregulla të tjera – klikoni ikonën e _ingranazhit_ në panelin modal.

uBOL është tërësisht deklarativ, domethënë filtrimi ndodh pa qenë nevoja që procesi i uBOL të vijojë vazhdimisht në sfond, ndërsa injektimi i filtrave CSS/JS te materialet kryhet me saktësi nga vetë shfletuesi. Pra, uBOL i bllokon materialet pa konsumuar resurset e procesorit/memories – asetet e uBOL nevojiten _vetëm_ kur ndërveproni me panelin modal ose faqen e opsioneve të tij.
